Hyn për të vjedhur në shtëpi, plagos familjarin

Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar

Policia e Kosovës njofton se ka arresutar një person dje në Ferizaj pasi që kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjeër. I dyshuari sipas policisë kishte hyrë në shtëpinë e viktimës me qëllim grabitje. “Në momentin kur i dyshuari është vërejtur nga viktima ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e plagosur atë me ç’ rast  dy familjar të viktimës janë përleshur fizikisht me të dyshuarin dhe kanë pësuar lëndime ata dhe i dyshuari”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se njësitet policire kanë intervenuar menjëherë. “ndërsa në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar : Një revole CZ,2 gëzhoja ,2 predha ,një maskë dhe një palë dorëza”, thuhet në raportin e policisë.

Kurse bëhet e ditur se të lënduarit dhe i plagosuri janë dërguar për tretman mjeksor në QKUK. Sipas policisë pas arrestimit I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje./21Media

Back to top button