Merkel fton për “dialog të sjellshëm”

Pas referendumit kancelarja i ka bërë thirrje qeverisë turke

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje të hënën qeverisë turke për “dialog të sjellshëm me të gjitha forcat politike dhe civile në vend”, pas fitores së ngushtë të presidentit Recep Tayyip Erdogan në referendumin për zgjerimin e kompetencave të tija.

Ajo ka vlerësuar se një rrjedhje e tillë e votimit ka treguar se “sa thellë është e ndarë shoqëria turke”, shkruan AP.

Back to top button