“Hyrja e Malit të Zi në NATO, lajm i shkëlqyeshëm për Ballkanin”

Kuvendi i Malit të Zi dje votoi për anëtarësimin e vendit në NATO

Shefi i diplomacisë sllovake, Miroslav Lajcak deklaroi me rastin e vendimit të deputetëve malazezë që të votojnë për hyrjen e vendit në NATO, se ky është lajm i shkëlqyeshëm për Aleancën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Kuvendi i Malit të Zi i tha PO bashkëngjitjes në NATO. Urime! Lajm i shkëlqyeshëm për Aleancën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. U konfirmua politika e dyerve të hapura të NATO”, ka shkruar Lajcak në llogarinë e tij Twitter.

Kuvendi i Malit të Zi dje votoi për anëtarësimin e vendit në NATO dhe tash pritet edhe ratifikimi nga ana e Spanjës dhe kryerja e disa procedurave ligjore në Hagë që ky shtet ballkanik të bëhet anëtarja e 29 fuqiplote e organizatës më të fuqishme ushtarake botërore.

 

Back to top button