Lansimi i raketës Ariane 5 planifikohet për 4 maj

Lansimi i satelitit brazilian dhe korean me ndihmën e raketës Ariane 5 është planifikuar për datën 4 maj

Ky do të jetë lansimi i katërt për këtë vit për kompaninë franceze Arianespace, e cila ofron shërbimet e lansimit dhe lansimeve tjera të Ariane 5 për këtë vit.

Lansimi i satelitit me ndihmën e raketës Ariane 5 është shtyrë tri herë që nga fundi i marsit për shkak të trazirave në Guajanën franceze.

Kompania në kumtesë thekson se do të vazhdojë në përgatitjen e kampanjës për tri lansimet aktuale: dy me lansuesin Ariane 5 dhe një me Sojuz. Lansimi i parë është planifikuare për 4 maj ndërmjet 17:31 dhe 20:19 me kohë në Kourou.  Raketa evropiane do të dërgojë në orbitë dy satelitë, SGDC të operatorit brazilian Telebras S. A., i cili duhet të sigurojë mbrojtjen e komunikimit satelitor për ushtri dhe qeveri dhe komunikimet e kapacitetit të madh në pjesë të pa qasshme të Brazilit.

Tash për tash nuk dihet se kur do të planifikohet edhe lansimi i dytë, i cili ishte paraparë për muajin prill.

Back to top button