Kaloni te përmbajtja kryesore

Hyseni: Albin Kurtin e solli në pushtet Lumiri

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-zyrtari i LDK-së, Skënder Hyseni, ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke i thënë se ai e solli në pushtet Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, kryeministrin në detyrë përkatësisht presidenten e Kosovës.

“Albin Kurtin dhe noteren e tij Vjosa Osmanin i solli në pushtet ky far Lumiri që i thotë vetes kryetar i LDK-së. Mos vajto ti çuni i LDK-së, por bëhu burrë, nëse je?! Dhe pranoje që je pjesë e shtetrrënimit, së bashku me miqtë e tu, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin”, shkroi Hyseni në Facebook pasi dështoi përpjekja e 54-t për konstituim dhe nga nesër pritet të hyjë në fuqi vendimi i Kushtetueses për masë të përkohshme.

Ai shtoi gjithashtu një kritikë për kryesuesin e seancës Avni Dehari, duke e ironizuar me fjalët: “As këtë të mjerin Avni Dehari nuk e solli askush aty ku e vetmja gjë që di është të thotë: ‘Ndalja telefonin, asi mikrofonin…’”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button