Hyseni: Jam i etur për sukses, rrugëtimi im sapo ka nisur

Federata e Futbollit të Kosovës e ka shpallur sulmuesin e Llapit, Muhamet Hyseni si më të mirin e xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Hyseni në fitoren kundër Fushë Kosovës pati paraqitje shumë të mirë, duke realizuar një gol dhe një asist në fitoren bindëse, 3:0, ndërsa për të ky është çmimi i katërt në këtë edicion.

“Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 21-të t’i takojë Muhamet Hysenit, lojtar i k.f.llapi , pasi në fitoren kundër Fushë Kosovës pati paraqitje shumë të mirë, duke realizuar një gol dhe një asist në fitoren bindëse, 3:0. Për Hysenin ky është çmimi i katërt në këtë edicion”, ka shkruar FFK në “Facebook”.

Pasi mori këtë çmim futbollisti llapjan u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Jam i Iumtur që për herë të katërt nderohem me këtë çmim. Falënderues çdoherë për ata që më vlerësuan. Çmimin e ndaj me bashkëlojtarët. Meritat janë të përbashkëta, pasi futbolli është një sport kolektiv dhe pa bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre nuk do të mund ta fitoja këtë çmim. Falënderoj klubin e Llapit, e në veçanti stafin e trajnerëve që po bëjnë një punë shumë profesionale dhe po na japin mbështetje të pa rezervë, e ku punën e tyre po e vërtetojmë me paraqitje të mira në çdo ndeshje. Për mua është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm. Nuk do të ndalem asnjë moment për suksese të reja”, theksuar Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së./21Media

v

 

Back to top button