Hyseni: Kurti duhet ta pranojë kërkesën e Escobar, në të kundërtën pasojat do të jenë të mëdha

Ish-koordinatori për dialog, Skender Hyseni, ka thënë se në rrethanat e krijuara kur SHBA, BE, Britanisë së Madhe janë vënë në lëvizje për normalizimin e marrëdhëieve mes Kosovës dhe Serbisë, Qeveria e Kosovës dhe Kurti duhet ta shfrytëzojnë për të quar tutje procesin e konsolidimit të shtetit!
“Nëse Kurti vazhdon të sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi, pasojat për Kosovën dhe qytetarët e saj do të jenë tepër të mëdha!”, ka shkruar Hyseni në Facebook.
Ai tutje i ka bërë thirrje Qeverisë që ta respektojë kërkesën e të Dërguarit Special të SHBA-së për dialogun, Garbiel Escobar që sipas tij duket të jetë kërkesë edhe e gjithë Quintit dhe të shtyjë implementimin e vendimit për targat.
“Duke lënë hapur rrugën për marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila çështjen e targave dhe shumë problemeve tjera i zgjidhë me automatizëm…Nuk mund ta di nëse qeveria do ta pranojë kërkesën e Escobar, por ajo që di është se rekomandimet dhe kërkesat dashamirëse amerikane dhe evropiane duhet të përfillen dhe respektohen plotësisht! Nëse kjo nuk ndodh, pasojat për Kosovën do të jenë të mëdha. Është e pafalshme nëse kjo Qeveri rrezikon partneritetin me SHBA-të dhe partnerët tjerë në perendim me veprime infantile e populliste, siç është fundja edhe kjo loja me target. “, ka shkruar ndër tjerash Hyseni.
“Është thelbësore që të përmbahemi nga çdo verpim aveneturesk, të cilin Serbia do ta përdorë si pretekst për ruajtjen e sataus-quosë, për ikje nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse, si dhe për krijimin e epërsisë diplomatike!”, ka përfunduar Hyseni./21Media

Back to top button