Hyseni nënshkroi kontratë me FC Prishtinën

Futbollisti Hasan Hyseni është lojtari i radhës që nënshkroi kontratë me FC Prishtinën. Siç informoi faqja e klubit, futbollisti nënshkroi kontratë dy-vjeçare.
Lojtari nga Mitrovica u shprehe i lumtur që është bërë pjesë e Prishtinës.
“Projekti që e ka bërë klubi dhe trajneri Ismet Munishi më kanë shtyrë që të bëhem pjesë e Prishtinës. Sigurisht se është ndjenjë shumë e mirë me qenë pjesë e klubit më të madh kosovar. Synimet personale janë që të paraqitem sa më mirë me ekipin e Prishtinës në mënyrë që t’i arrijmë objektivat e klubit. Tifozëve të Prishtinës mund t’u them se do ta jap maksimumin në arritjen e objektivave dhe ta sjellim titullin në kryeqytet. “Plisat” meritojnë trofe. Do ta bëjmë krenar të gjithë kryeqytetin.”, u shpreh ai për faqen e klubit.
Mesfushori-sulmues në edicionin e fundit ka qenë pjesë e Malishevës, me të cilën ka luajtur me shumë sukses duke i realizuar shtatë gola në 32 paraqitje. 25-vjeçari është produkt i Trepçës ’89 derisa në karrierën e tij ka luajtur edhe me Drenicën dhe skuadrën prizrenase A&N./21Media

Back to top button