Hyseni për drekë tek Hovenier: Ramë dakord se status-quoja me Serbinë është armiku i Kosovës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, është ftuar për drekë këtë të premte nga ambasadori amerikan në Kosovës, Jeff Hovenier.
Hyseni ka theksuar se kanë bërë një bisedë shumë të hapur dhe përmbjatësore për aktualitetin në rajon, me theks të veçantë për zhvillimet në Kosovë dhe domosdonë e dialogut të përshpejtuar me Serbinë.
”Theksova se Status-quoja në raportet me Serbinë është armiku më i madh i Kosovës sot dhe nesër! Me ambasadorin Hovenier kishim pajtim të plotë se status-quoja është kundër interesave afatgjata të Kosovës dhe SHBA-ve”, ka shkruar Hyseni.
Sipas Hysenit dialogu me Serbinë dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore me njohje të ndërsjellë është prioritet mbi të gjitha prioritet dhe urgjencë për Kosovën.
”Çdo zvarritje e dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë, si dhe ruajtja e status-quosë është në interes të Rusisë, ishte pika për të cilën kishim pajtim të plotë me ambasadorin Hovenier”, ka shkruar tutje Hyseni./21Media

Back to top button