Kaloni te përmbajtja kryesore

Hyseni: Stacioni i Autobusëve në Gjilan është duke u bërë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se objekti i vjetër i Stacionit të Autobusëve është rrënuar dhe në vend të tij do të ndërtohet një i ri.

Hyseni ka thënë se kjo do të shënojë një epokë të re për transportin në qytetarin e Gjilanit.

Ai ka treguar se objekti i ri i Stacionit të Autobusëve në Gjilan, kapë vlerën e investimeve rreth 1 milion euro.

“Objekti i Stacionit të Autobusëve në Gjilan, kapë vlerën e investimeve rreth 1 milion euro. Ky projekt do ta transformojë këtë hapësirë në një qendër moderne dhe funksionale për udhëtarët dhe transportuesit vendës e të huaj”, ka shkruar Hyseni. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button