I arrestuari ik nga stacioni Policor në Suharekë, suspendohet drejtori rajonal i policisë në Prizren

Një person ka ikur nga Stacioni policor në Suhareë më datën 20 tetor.
Siç njofton policia i njëjti është është ndaluar në bazë të urdhërarresteve të gjykatës, pastaj është shoqëruar për në stacionin Policor të Suharekës.
“Pas konsultimin me gjyqtarin kompetent , nga Gjykata është nxjerr vendim për të ndaluar për 30 ditë në paraburgim të dyshurin.
Kur i dyshuari ka kuptuar se do të dërgohen në paraburgim ai në një moment e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ik nga stacioni i Policisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia po ashtu bën të ditur se janë vënë në kërkim të tij.
Për të dyshuarin është hap edhe një rast penal për ikjen e tij nga organet e drejtësisë. Ndërsa lidhur me rastin nga Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, një zyrtar është suspenduar për 72 orë dhe Inspektorati policor është njoftuar./21Media

Back to top button