I dashuri i Adriana Matoshit: Nuk nevojiten fjalë

Artistja e njohur, Adriana Matoshi pas rrëfimit rreth sfidës së saj me përballjen e sëmundjes së rëndë, tumorit në hipofizë. Sot, njoftoi se sëmundja i është rikthyer prapë.
Pas shumë reagimeve e mbështetjes së madhe që mori në rrjetet sociale nga kolegët e saj, Adriana një përkrahje e ka marrë edhe nga i dashuri i saj, Keith Groeneveld, me të cilin ka një lidhje të lumtur.
Në një postim në Instastory Keith shkroi se “Nuk nevojiten fjalë”.

Artistja sot gjithashtu bëri të ditur se të mërkurën do t’i nënshtrohet operacionit.
“Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate. Kom shume qytete t’botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t’zot e vetes…”, shtoi tutje Adriana./21Media
Back to top button