Kosnett thotë se ka qenë nder i madh shërbimi në Kosovë

Ambasadori në largim, Philip Kosnett tha se ka qenë “nder i madh” që ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
“Largohem i bindur në aftësinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha ai përmes një postimi në Twitter.
Kosnett shtoi se zëvendësi i tij, Nick Giacobbe, do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e ambasadorit të ri.


Ambassador i ri i SHBA-së në Kosovë është emëruar Jeffrey M. Hovenier, por ai duhet të konfirmohet nga Senati amerikan./21Media

Back to top button