Ukraina raporton për viktima nga zjarri në centralin bërthamor

 
Disa persona janë vrarë apo janë plagosur si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer pas sulmeve ruse në një central bërthamor ukrainas, ka thënë Ministria e Jashtme e Ukrainës.
Punonjësit janë duke vëzhguar centralin bërthamor në Zaporizhja, për t’u siguruar se ai është duke punuar në mënyrë të sigurt dhe që nivelet e rrezatimit janë normale, ka thënë Ministra përmes një deklarate në Facebook.
Por, nëse procesi i ftohjes së naftës bërthamore çrregullohet, mund të ketë dëm radioaktiv të shkallës së gjerë, shkruan BBC.
“Mijëra persona – përfshirë civilë që nuk kanë mundësi të evakuohen nga zona afër centralit për shkak të luftimeve – mund të dëmtohen”, është thënë në deklaratë.
Në përputhje me reagimin e presidentit ukrainas, ministria thotë se një fatkeqësi bërthamore në Zaporizhzhia mund të jetë më e keqe se aksidentet e mëparshme në centralet bërthamore – si në Çernobil dhe Fukushima.
“Rusia me vetëdije ka ndërmarrë një sulm të armatosur në sheshin e energjisë bërthamore, një veprim që shkeli të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare brenda IAEA [Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike]”, shtohet në deklaratë.
Ministria i kërkon komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë për të detyruar trupat ruse të largohen nga zona, për të garantuar sigurinë e saj./21Media

Back to top button