I dështon parashuta, bie mbi kulmin e një shtëpie e direkt në kuzhinë

Një ushtar britanik i ka shpëtuar “kërcimit” nga 4 mijë e 572 metra lartësi nga ajri, pasi parashuta i dështoi. Ai ra mbi çatinë e një shtëpie e direkt në kuzhinë.
“Është një mrekulli në vlerësimin tim, me të vërtetë. Dua të them, kush zbarkon ashtu pa parashutë dhe jeton?”, tha fqinji Rose Martin.
Ushtari pësoi lëndime të lehta dhe është trajtuar në spital.
Një fotografi tregon ushtarin në një pozicion ulur, me pllaka të thyera dhe me parashutën e tij akoma të bashkangjitur.
Pronarët e shtëpisë ishin jashtë në kohën e incidentit rreth orës 4:55 pasdite më 6 korrik./21Media

Back to top button