I dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares sulmohet nga të burgosurit

26 vjeçari me inicialet E.R i dyshuar me për dhunimin e 11 vjeçares është sulmuar fizikisht nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
Atij mbrëmë i është ndërruar qendra e paraburgimit. Kështu ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, avokati i tij, Fitim Limani.
“Në bazë të informacionive që i kam si avokat i E.R (emër i njohur për redaksinë), i njëjti është sulmu në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe është transferu në Qendren e Paraburgimit të Sigurisë se Lartë në Dyz”, ka thënë ai për portalin rtv21.tv.
Avokati bëri me dije që klienti i tij nuk ka pësuar lëndime trupore.
“Mirë është, nuk ka pësuar lëndime trupore. Pasi që i menjëhershëm ka qenë reagimi i Gardianëve të burgut”, ka thënë Limani.
Pesë të dyshuarve për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.
Gjithashtu edhe gjashtë personave të arrestuar nën dyshimin se në muajin qershor kishin kryer tri vepra, ndër to atë të trafikimit të 11-vjeçares në Prishtinë, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Kjo është vepër e ndarë nga dyshimi për dhunim që ka ndodhur në gusht.
11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar edhe nga pesë persona më 27 gusht./21Media

Back to top button