I dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj dyshohet se u pa duke ikur nga policia

I dyshuari për vrasjen e 18-vjecares nga Ferizaj, Dardan Krivaqa dyshohet se është parë teksa tentonte të arratisej nga Policia e Kosovës. Një video e publikuar nga rrjete sociale, shpërfaq të dyshuarin, i cili shihet duke ikur. Banorët e lagjes ku dyshohet se është vrarë 18-vjeçarja në Ferizaj mbrëmë e kanë telefonuar policinë dhe kanë thënë se e kanë parë të dyshuarin Dardan Krivaqa të ulur shkallëve të oborrit të kësaj lagjeje.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka deklaruar për rtv21.tv se nga një qytetar dyshohet se personi në video ka qenë Dardan Krivaqa.
“Dyshohet nga nje qytetar qe ka qene ai. Policia po e verifikon”, ka deklaruar Veseli për rtv21.tv
Ndërkohë, policiapo vazhdon kërkimin e Dardan Krivaqës, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, ndërkaq qytetarët po mundohen t’i dalin në ndihmë organeve shtetërore për kapjen e tij. Policia ka shkuar me patrulla dhe njësitë e shtuara, por raportohet se ai ka arritur të ikte. Njësia Speciale mbrëmë kanë bastisur banesën e Krivaqës, ku dyshohet të jetë kryer vrasja e M.O. Thuhet se i dyshuari ka ndryshuar pamjen, duke prerë flokët dhe ka vendosur një kapele në kokë, në mënyrë që të mos njihet.
Ndryshe, Arbër Sejdiu është arrestuar dhe Dardan Krivaqa është në kërkim nga policia lidhur me vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj. Krerët institucionalë dje kanë reaguar duke kërkuar nga autoritetet e drejtësisë që të merren me urgjencë me rastin, ndërsa organizatat e ndryshme kanë kërkuar më shumë angazhim nga shteti për të mbrojtur jetën e femrave.
Lidhur me këtë rast, sot në orën 12:00 do të mbahet protestë në Ferizaj./21Media

Back to top button