Nisi protesta në Ferizaj pas vrasjes së 18 vjeçares

Pas vrasjes së 18 vjeçares, në Ferizaj ka nisur protesta e thirrur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
Protesta po mbahet pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës.

Ndryshe, Arbër Sejdiu është arrestuar dhe Dardan Krivaqa është në kërkim nga policia lidhur me vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj. Krerët institucionalë dje kanë reaguar duke kërkuar nga autoritetet e drejtësisë që të merren me urgjencë me rastin, ndërsa organizatat e ndryshme kanë kërkuar më shumë angazhim nga shteti për të mbrojtur jetën e femrave.
Lidhur me këtë rast, sot në orën 12:00 do të mbahet protestë në Ferizaj./21Media

Back to top button