I gjeti 10 mijë euro të humbura, qytetari në Rahovec ia kthen pronarit

Një qytetar në Rahovec ka gjetur 10 mijë euro të humbura, të cilat ia ka kthyer pronarit.

Këtë e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi. Aty thuhet se policia ishin duke trajtuar ankesën e një qytetari për humbjen e parave, kur ishte paraqitur qytetari nga fshati Gexhë i cili i kishte gjetur ato dhe të njëjtat i ka dorëzuar.

Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit.

Personi në fjalë, me mbiemrin Himaj përveç që ka treguar një veprim ndershmërie, ky akt reflekton edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës.

Back to top button