Nënshkruhet marrëveshja për transformimin e Pallatit të Rinisë

Është nënshkruar marrëveshja për tranfromimin e tërësishëm të Pallatit të Rinisë, ka njoftuar sot ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

“Sot kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Mrika Gashin, kryeshefe e ndërmarrjes publike “Pallati i Rinisë”. Në planin tonë të investimeve parashihen ndërhyrjet për rinovim dhe rivitalizim të sallës së madhe të sportit (salla universale), hapësirave dhe strukturave ndërlidhëse të sportit, sallës së kuqe, ateliesë, amfiteatrit të dytë, atriumit, pllatosë dhe parkingut nën-tokësor”, ka njoftuar ministri Çeku.

Back to top button