I gjithë stadiumi në këmbë për lojtarin ukrainas

Futbollisti ukrainas, Roman Yaremchuk është emocionuar jashtë mase me pritjen që i bënë tifozët e Benficas.
Teksa po bëhej gati të futej në fushë në minutën e 62-të, lojtari merrte ovacione nga mbështetësit e skuadrës.
Yaremchuk tentoi të ndalonte lotët e tij, por kishte të pamundur pas duartrokitjeve të lojtarëve. Situata e Yaremcuk konsiderohet e kuptueshme, duke ditur se vendi i tij është duke u sulmuar nga Rusia.


FIFA e ka njoftuar Rusinë për sanksionet që ka vendosur t’i ndërmarrë në garat ku marrin pjesë, pas pushtimit të Ukrainës.
Ndeshjet e play-offit në Kupën e Botës, Rusia do t’i luajë me një sërë kriteresh të rrepta./21Media

Back to top button