I hynë në shtëpi nga kulmi, ia vodhën 3400 euro e 1200 franka zvicerane, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Istog për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

I dyshuari ka vjedhur 3 mijë e 400 euro dhe 1 mijë e 200 franga zviceriane.

“Me datën 03.04.2023, Stacioni Policor në Istog, ёshtё informuar nga ankuesi se persona tё panjohur kanё hyrё nga kulmi i shtёpisё sё tij dhe sipas viktimёs iu janё vjedhur para nё shumёn prej tremijë e katërqind (3400) euro dhe njëmijë e dyqind (1200) franga zvicerane. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, me datё 27.04.2023, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili dyshohet se me datёn e lartёcekur ka kryer veprën penale ‘Vjedhje e rёndё’”, ka informuar Policia e Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Back to top button