Perplasen Grenelli e Çitaku

 
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku përmes një postimi në Twitter iu kundërpërgjigj ish-emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në lidhje me deklaratën e tij për festën e Vidovdanit, i cili u shpreh se po përkujtohen “martirët e shenjtë serbë”.
Pas kësaj deklarate Çitaku reagoi duke shkruar se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve.
“Nuk ishte betëjë e serbëve, ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”.


Një reagim pas këtij postimi nga ish-ambasadorja nuk mungoi nga Grenelli,  i cili u kundërpërgjigj duke thënë se ajo po ofendon shumë.
“Ju ofendoni shumë. Duhet të jetë rraskapitëse gjetja e një inati në gjithçka. Njerëzit duan punë dhe zgjidhje – zgjasni dorën”.


Përplasja e tyre nuk përfundoi me kaq, Çitaku tha se edhe ajo do punë dhe zgjidhje, por, që qëndrimi i tij për Betejën e Kosovës ishte historikisht i pasaktë.

Dje serbët kishin ardhur në Graqanicë dhe Gazemistan për të kremtuar Vidovdanin, që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar./21Media

Back to top button