I kërkoi 50 euro ryshfet që t’ia kthejë librezën e qarkullimit, polici dërgohet në mbajtje

Një zyrtar policor në Prishtinë është dërguar në mbajtje nën dyshimin se ia ka marrë 50 euro një qytetari, me qëllim për t’ia kthyer librezën e qarkullimit.
Ngjarja ka ndodhur në udhëkryqin e rrugës Lidhja e Prizrenit afër udhëkryqit me rrugën “Ilir Konushevci”.
Sipas IPK-së, polici ia kishte kërkuar këtë shumë të parash nga një qytetar që të ja kthente librezën e qarkullimit, e ku i dyshuari zyrtari policor rreth orës 23:00, para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ja dorëzon të dyshuarit (qytetarit)  në kundër vlerë prej 50 eurove librezën e qarkullimit.
“Mbi bazën e gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore te Prishtinës dhe me autorizim te tij janë ndërmarr veprime tjera të  nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të  rastit, intervistimin e personave të  involvuar në këtë çështje dhe me udhëzim të  prokurorit kujdestar, zyrtari policor  është  dërguar në  mbajtje për 48 orë me dyshimin për veprën penale “Marrje e ryshfetit”, ndërsa qytetari  i dyshuar për veprën penale “Dhënje e ryshfetit”  është  procedoceduar në  procedurë  të  rregullt”, thuhet tutje në komunikatë./21Media

Back to top button