Zyrtarët e Mariupolit thonë se evakuimi mund të nis sot

Ekziston një “shans” për të evakuuar civilët nga qyteti i rrethuar i Mariupol të dielën(1 maj 2022), ka njoftuar këshilli i qytetit të Mariupolit.
Këshilli fton njerëzit të mblidhen në orën 16:00 me kohën lokale (9 të mëngjesit ET) pranë një qendre tregtare të quajtur “Port City” në mënyrë që t’i evakuojnë ata në rajonin jugor të Zaporizhzhia.
“Nëse keni të afërm ose të njohur në Mariupol, përpiquni t’i kontaktoni me të gjitha mënyrat. Telefononi, dërgoni mesazhe dhe thoni se është e mundur të shkoni në Zaporozhzhia, ku është e sigurt. Ne lutemi që gjithçka të funksionojë”, u tha në njoftimin e Këshillit.
Ka rreth 100,000 njerëz ende në Mariupol, edhe pse pjesa më e madhe e qytetit është dëmtuar rëndë nga bombardimet dhe sulmet ajrore prej javësh nga forcat ruse./21Media

Back to top button