Jennifer Aniston tregon pse po qëndron larg personave të pavaksinuar

Aktorja amerikane, Jennifer Aniston është përballë me diçka të palakmueshme pas vendimit të saj për të qëndruar larg personave të pavaksinuar.
Shpesh herë ndjekësit bëjnë komente të tilla, në të cilat artistët nuk mund t’i kursejnë fjalët.
Aniston bëri të enjten disa komente kritikuese përmes storjeve në Instagram, drejtuar një ndjekësi.
Ajo postoi një koment ku thuhej, “Nëse ajo është e vaksinuar, ajo është e mbrojtur apo jo? Pse duhet të brengosemi për personat e pavaksinuar rreth saj?.
“Sepse nëse e ke Covid-19, ti prapë mund të ma transmetosh te unë, unë mund të sëmurem por, nuk do të hospitalizohem apo të vdes, por mund t’ia transmetoj dikujt tjeter, dikujt që nuk e ka vaksinen apo ka probleme shëndetësore të tjera, kështu që mund t’i rrezikoj jetet e të tjerëve, kjo është arsyeja pse brengosem”, ia ktheu artistja./21Media

Back to top button