I lënduari nga eksplodimi në Ferizaj rikthehet në shtëpi

 

 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se Fidan Gashi, i lënduari nga eksplodimi në Ferizaj është rikthehyer në shtëpinë e tij.

Zemaj ka treguar se gjendja shëndetësore e Gashit është e mirë, ndërsa falënderoi institucionet e Austrisë për kontributin e tyre, që trajtimi i të lënduarit u bë në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit.

“Sapo e përcjellem në familjen e tij tashmë i kthyer dhe i shëruar nga Austria, z.Fidan Gashin, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj, muajin e shkuar.
Trajtimi i këtij lëndimi është bërë në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë dhe tashmë, Enveri është i shëruar dhe i është kthyer familjes. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë, ku ishte vënë në dijeni edhe Kancelari, z. Kurz dhe diplomacia e dy shteteve tona”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Tutje ai ka thënë se janë në kontakte të vazhdueshme edhe me shtetin e Turqisë, ku po trajtohen edhe katër pacientët tjerë.

“Shpreh falënderim të thellë e të sinqertë për të gjithë ata që kontribuan për marrjen përsipër të trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit tanë, krerët e shtetit të Austrisë dhe Turqisë, Ambasadorët tonë në shtetet përkatëse, z. Pllana dhe z. Dugolli për ndihmën e pakursyer. Të gjithë të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejtë ndësra i falënderoj të gjitha familjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Përkushtimi ynë për çdo pacientë do të vazhdojë!”, përfundoi Zemaj./21Media

Back to top button