I maskuar dhe duke kërcënuar grabiti 150€ në një pompë të derivateve
Një person ka informuar se mbrëmë pas mesnate derisa ishte në vendin e punës, në një pompë të derivateve, një person i maskuar kishte shkuar aty i maskuar dhe nën kërcënim të thikës i kishte grabitur 150€ dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin. Nuk raportohet për të lënduar dhe arrestuar.”, ka informuar sot policia.
Rasti ka ndodhur në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës./21Media