I mitur e dërgoi një vajzë në shtëpi, prindërit e raportuan në Polici

Një rast i “ngacmimit seksual” është raportuar dje në Novobërdë.
Një djalë dhe një vajzë kanë shkuar në shtëpinë e prindërve të tij. Por, prindërit e kanë raportuar rastin në polici, pasi që viktima dhe i dyshuari janë të mitur.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar bashkë viktimën femër kosovare kanë shkuar në shtëpinë e prindërve të tij. Nga prindërit e të dyshuarit është raportuar rasti në polici, pasi që viktima dhe i dyshuari janë të mitur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa viktima u është dorëzuar familjes së saj./21Media

Back to top button