Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani për RTV21 thotë se iniciativa franko-gjermane është që të intensifikohet procesi i dialogut

Presidentja Vjosa Osmani sot për RTV21 tha se iniciativa franko-gjermane është që të intensifikohet procesi i dialogut.
“Çdo iniciativë e partnerëve tanë është serioze. Iniciativa është që të intensifikohet procesi i dialogut dhe natyrisht që si Franca, si Gjermania kanë qenë historikisht partnerë aleatë dhe mbështetës të Republikës së Kosovës”, u shpreh Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje ka deklaruar se ka një iniciativë franko-gjermane, e cila dëshiron t’i jap më shumë fuqi Përfaqësuesit special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak-ut, por sipas tij nuk ka diçka përfundimtare e aq më pak vendimtare që do të mund të thuhet se ky është propozimi franko-gjerman lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Ndryshe, më 9 shtator, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bashkë me këshilltarët e presidentit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe atij të Francës, Emmanuel Macron janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se qëllim i vizitës ishte të eksplorohen opsionet për përparim në dialog./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button