Kaloni te përmbajtja kryesore

I mituri i raporton prindërit dhe vëllain në Polici

Një fëmijë të hënën iu është drejtuar Policisë së Kosovës, duke i raportuar prindërit dhe vëllain për dhunë në familje.
I mituri nga Prishtina ka thënë se prindërit dhe vëllai i tij në vazhdimësi kanë ushtruar dhunë ndaj tij, duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button