Arrestohet 35-vjeçari në Ferizaj, i konfiskohet një armë zjarri

Policia e Kosovës ka arrestuar një 35-vjeçar në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, pasi që në veturën e tij është gjetur një armë zjarri me 9 fishekë.
“Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH) nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit në 00:30, derisa ishte në një pikë kontrolle në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, afër pikës së karburantit ‘Hib Petrol’, kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore, shoferin dhe dy pasagjerë, për kontroll. Gjatë kontrollimit të automjetit dhe personave, njërit pasagjer me inicialet E.B ( M/K) 35 vjeçar, iu është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 9 fishek”, njofton Policia e Kosovës.
Në lidhje me këtë, policia të tre personat i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj”.
Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është iniciuar rasti ‘’Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’ për procedura të mëtejme hetimore dhe i dyshuari është liruar./21Media 

Back to top button