I mituri nga Lipjani kapet me drogë

Të miturit i bastiset edhe shtëpia

Është arrestuar dje një fëmijë nga Lipjani pasi që gjatë kontrollimit të tij i është gjetur drogë.

Sipas policisë te i dyshuari janë gjetur tri qese të vogla (3.0 gramë) me substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ndërsa njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar edhe gjashtë qese (10.0 gramë) substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në total 13-gramë

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button