I nxehti nga Afrika po vjen, javën e ardhshme temperaturat deri në 37 gradë Celsius

Mot i nxehtë do të mbretërojë javën e ardhshme në Kosovë, me temperaturat maksimale që do të arrijnë nga 34 deri në 37 gradë Celsius në gjysmën e dytë të javës së ardhshme, sipas parashikimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Nxehtësia do të arrijë qysh nga nesër, nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Për nesër, moti parashihet të jetë kryesisht i qetë me vranësira të paketa, ndërsa të dielën moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me vapë. /21Media

Back to top button