I pagëzoi rastësisht binjaket me emrat e infermiereve që e ndihmuan në lindje

Lauren Meehan, para se të lindte binjaket e saj përjetoi një moment të veçantë me dy infermieret që do e ndihmonin gjatë lindjes.

“Teksa po bëheshim gati për lindje, ekipi më pyeti nëse i kishim zgjedhur emrat”, tha Meehan, teksa shtoi se me përgjigjen e saj të gjithë filluan të qeshnin.

“Ne i thamë atyre se na pëlqenin emrat Emma dhe Julia dhe e gjithë dhoma shpërtheu në të qeshura pasi dy infermieret që do të kujdeseshin për foshnjat e mia quheshin Emma dhe Julia”, shtoi ajo.

Meehan tha se i gjithë grupi u gëzua nga rastësia e këndshme, dhe se në të ardhmen ajo du u tregoi vajzave të saj këtë ndodhi./21Media  

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button