Fromacionet zyrtare të derbit Drita-Prishtina

Lideri i tabelës së Superligës së Kosovës Drita do të ketë punë shumë të vështirë sot pasi do të përballet me Prishtinën në Gjilan.
Në konferencën para ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, e vlerësoi sfidë tejet të vështirë ballafaqimin me skuadrën e kryeqytetit, madje e konsideroi atë si klasike të futbollit kosovar.
Prishtina e Ismet Muniishit vjen nga fitorja ndaj Ferizajt në xhiron e fundit dhe ka mbledhur 15 pikë pas katër ndeshjeve, kurse Drita është liderë me 27 pikë pas 11 ndeshjeve.
Ndeshja do të fillojë nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Këto janë formacionet zrtare:
Drita: Maloku, Bardhoku, Limani, Vitija, Blakqori, Jashari, Broja, Baftiu, Kryeziu, Ajzeraj, Simonovski
Prishtina: Nika, Belica, Mici, Pllana, Bytyqi, Useini, Pefqeli, Gashi. Kryeziu, Krasniqi, Hoti.

Back to top button