I plagosuri me armë zjarri në Prishtinë në gjendje stabile

I plagosuri me armë zjarri në Prishtinë të mërkurën në mëngjes është në gjendje stabile shëndetësore dhe i njëjti është duke u trajtuar në Klinikën e Emergjencës.

Këtë e bëri të ditur drejtori i Klinikës së Emergjencës Naser Syla për portalin rtv21.tv

“Pacienti është në Klinikën e Emergjencës duke u trajtuar, gjendja stabile është, ende është kuke u observuar në Klinikën e Emergjencës, janë kryer ekzaminimet e duhura pritet të intervenohet në sallën operative nga ekipet kujdestare të anestezionit dhe ortopedisë, trajtimi do të vazhdojë në Klinikën e Ortopedisë”, tregoi drejtori i Emergjencës.

Tutje Syla për portalin rtv21.tv tha se i plagosuri pritet të intervenohet në Klinikën e Ortopedisë.

Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit në lagjen Vranjevc të Prishtinës./21Media

Back to top button