I plagosuri në “Dardani” jashtë rrezikut për jetë

Të premten rreth orës 10:50 në lagjen “Dardania” në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar për trajtim në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë,

“Është raportuar se në lagjen Dardani Prishtinë, viktima mashkull kosovar, ishte plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button