I refuzohet ankesa, Muhamed Zekiri mbetet në paraburgim!

Këshilli penal i departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion ka hedhur poshtë si të pabazë ankesën e Muhamed Zekiri që t’i shfuqizohet paraburgimi, transmeton TV21.
Në bazë të këtij vendimi, konfirmohet se Zekiri do të mbetet në paraburgim për veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar.
Zekiri do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë, shkruan TV21./21Media

Back to top button