​Tarifat e përmbaruesve privat ulen rreth 40%

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka nënshkruar sot udhëzimin administrativ me anë të së cilit ulen rreth 40% tarifat e përmbaruesve privat, të cilat kanë qenë më të lartat krahasuar me vendet e rajonit.
Sipas Haxhiut, kjo ulje e tarifave është në shërbim të qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre të vazhdueshme lidhur me këto tarifa.
”Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi, do t’i kemi tarifat e reja ku qytetarët nuk do të ngarkohen me tarifa të larta por të përballueshme. Po ashtu sipas këtij udhëzimi, do të mundësohet lirimi nga pagesa fillestare për kreditorët me gjendje të vështirë ekonomike. Po ashtu, me hyrjen ne fuqi të Ligjit për procedurën përmbarimore, nuk do të mund të ekzekutohen skemat sociale, pensionet deri në vlerën e pagës minimale dhe as shtesat që përfitohen nga pakoja e Qeverisë”, ka bërë të ditur Haxhiu./21Media

Back to top button