I thanë “Ktheju muzikës, s’je për politikë”, Eliza Hoxha ka një përgjigje për të gjithë
I thanë “Ktheju muzikës, s’je për politikë”, Eliza Hoxha ka një përgjigje për të gjithë

Me vite të tëra është pjesë e skenës muzikore, e padyshim që këngët e saj i rezistuan kohës e dëgjohen edhe sot.
Është fjala për Eliza Hoxhën e cila aktualisht është edhe deputete e Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo la të kuptohet që ka marrë komente të cilat nuk e cilësojnë Hoxhën të denjë për politikë, por vetëm për muzikë.
Ajo reagoi kundër këtyre komenteve duke thënë se nuk ofendohet nga një cilësim i tillë.
“Shpesh, prej se kam hy në politikë, në paraqitjet e diskutimet e mia shoh plot njerëz që duke mos pas cka me thanë shprehen qysh duhna me marr mikrofonin e me k’nu se me demek s’je për këtë punë. Duke mendu me më ofendu me diçka që unë e zotëroj, e dua dhe e bëjë, thjeshtë as nuk më lëndoni e as nuk më ofendoni.”, tha ajo.
E për krejt ata që konsideron se po e minimizojnë punën e saj, Eliza i përshëndeti me një këngë nga repertuari i saj, “ Me lule të bukura”.
Eliza Hoxha e cila po ashtu është edhe arkitekte, aktualisht është deputete e Kuvendit të Kosovës në radhët e PDK-së./ 21Media