I vdiq halla në QKUK, dyshon që si pasojë e trajtimit të pa ndërgjegjshëm nga mjekët

 

Policia sot informoi se të enjten (30 korrik) një person ka njoftuar se në QKUK ka vdekur halla e tij dhe ai dyshon që si pasojë e trajtimit të pa ndërgjegjshëm nga mjekët.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartcekur në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër kosovare  (halla e  tij) i cili dyshon se halla e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit të pa ndërgjegjshëm nga mjekët dhe personi shëndetësor.”, informoi policia.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës nuk dërgohet për obduksion./21Media

Back to top button