I vdiq nëna nga Covid-i në Spital, i biri e merr me veturën e tij
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast që ka ndodhur pas mesnatës në Spitalin Klinik të Tetovës.
I biri i cili e ka pasur nënën e tij të vdekur nga Covid-19, edhe pse është e ndaluar, ka shkuar dhe e ka marr atë pas mesnate me veturën e tij nga spitali.
“Mbrëmë, 10 shtator, dhjetë minuta pas mesnate, e punësuara në Repartin infektiv në Spitalin Klinik në Tetovë në SPB Tetovë ka denoncuar se 15 minuta më parë, një person ka ardhur, e ka marrë dhe më pas me veturë “Ford” e ka vendosur nënën e tij, e cila paraprakisht ka vdekur nga Kovid-19 dhe me veturë është larguar nga vendi. Po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimit”, thanë nga MPB./TV21