I vodhi babait kasafortën me mijëra euro, arrestohet 33-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili vodhi në banesën e babait të tij, kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.S, i cili u arrestua në  operacionin policor të koduar “Kasaforta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari ka vjedhur në banesën e babait të tij, në rrugën “Riza Cuka”, kasafortën brenda së cilës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).

Aktualisht po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./vizionplus

Back to top button