Distria Krasniqin e para në botë në xhudo, Kurti: Kosova është krenare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar xhudisten Distria Krasniqi, për renditjen në vend të parë në ranglistën botërore të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

Në një postim në Twitter Kurti, ka thënë se gratë që garojnë në xhudo e kanë nderuar vendin me medaljen e parë të artë olimpike.

“Urime Distria Krasniqit për renditjen numër 1 në botë sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (kategoria deri në 52 kg). Gratë që konkurrojnë në xhudo e kanë nderuar vendin me medaljen e parë të artë olimpike dhe vazhdojnë të sfidojnë shanset si atletë lider në botë. Kosova është krenare!”, shkroi Kurti në Twitter./21Media

Back to top button