I vrenjtur, me shi dhe borë

Moti sot mbi vendin tonë do të jetë kryesisht me re, shi e ne viset malore me borë

Temperaturat më të ulëta do të jenë nga -2 deri në 3 kurse ajo më e larta e ditës nga tre deri në tetë gradë.

Moti i kthjellët me reshje pritet në ditët në vijim. Shiu pritet në prag të Vitit të Ri kurse moti i ftohtë pritet nga e mërkura.

Për shkak të kushteve të parashikuara biometeorologjike, mund të manifestohen simptomat e mundshme te astmatikët dhe te njerëzit me sëmundje të zemrës. Te personat e ndjeshëm kushtet atmosferike mubd të shkaktojnë dhimbje koke, nervozizëm dhe dhimbje të muskujve./21Media

Back to top button