Ia dërgojnë atletet në burgun e Dubravës bashkë me drogë

Sot në Qendrën e Korrektuese Dubravë, rreth orës 10:35, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive të sjellura nga një vizitor është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
Sipas një njoftimi të QKK-së, i burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara atletet sportive është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.
Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës./21Media

Back to top button