Largohet reklama që ishte vendosur mbi muralin e Nexhmije Pagarushës

Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se logoja e që ishte vendosur nga një kompani mbi muralin e Nexhmie Pagarushës është larguar dhe palët janë dënuar.
Tahiri përmes një postimi në ”Facebook”, ka treguar se pëgjegjësi për vendosjen e asaj reklame mbi mural është dënuar me 400 euro.
”Uroj që të ngritet vetëdija e secilit, e të mos përsëriten më raste të tilla!”, ka shkruar Tahiri.

Me të vendosur kjo reklamë, rtv21.tv ka kontaktuar edhe me Drejtorin e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha i cili ka thënë që murali do të kthehet në gjendjen e mëparshme ashtu siç ka qenë.
Sot rtv21.tv kishte raportuar se një logo nga një kompani ishte vendosur mbi muralin e Nexhmie Pagarushës./21Media

Back to top button