Ia morën zingjirin nga qafa dhe dy telefona, një burrë u bë për spital
Policia informoi se një burrë dje u bë për spital në Lipjan, pasi u sulmua fizikisht nga disa persona, të cilët ia vodhën zingjirn nga qafa dhe dy telefona.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht, dhe i kanë marrë një zingjir nga qafa dhe dy telefona. Viktima ka pësuar lëndime dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.”, bëri të ditur policia.
Nuk u raportua për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Lidhur me rastin u informua edhe prokurori./21Media