Ia vjedhin kuletën në treg

Lidhur me rastin nuk ka të dyshuar

Në mëngjesin e djeshëm, ka ndodhur një vjedhje në treg në rrugën “Kolashinit” në Mitrovicë.

“Ankuesi mashkull K/Serb, ka njoftuar se derisa ishte në tregun e qytetit i është vjedhur portofoli, në të cilin ankuesi kishte pasur dokumentacionin personal si dhe para të gatshme në shumën 90€ dhe 1.300 dinar”, thuhet në raportin e policisë.

Nuk raportohet për të dyshuar. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime./21Media

Back to top button